Top i Artë për yllin e Bajernit, kapiteni i Kolumbisë: Pse jo?

Jun 14, 2026 | 17:45

Luis Díaz ka pasur një sezon debutues fenomenal te Bajerni. Kolumbiani ka kontribuar me shumë gola dhe asistime për skuadrën e Mynihut në fitimin e dy trofeve dhe ka dëshmuar se është një transferim i nivelit të lartë.

luis dias

Nëse ai lë gjurmë edhe në Kupën e Botës, ai është një kandidat i sigurt për Topin e Artë. Hames Rodrígez është i bindur: Luis Díaz ka një shans të mirë për të fituar Topin e Artë këtë vit dhe për tu shpallur lojtari më i mirë në botë.

“Sigurisht, pse jo?” u përgjigj kapiteni i kombëtares kolumbiane: “Për mua, ai është aktualisht në pesëshën e parë.” Sipas tij, bashkëkombësi i tij ka pasur një sezon “unik” te Bajerni: “Pra pse jo? Nëse arrin një finale të madhe dhe ne fitojmë, Topi i Artë i shkon Luços, pse jo?”

Kolumbia e nis Kupën e Botës në Grupin K me Portugalinë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura