Pak dyshime dhe formacion i plotë, Holanda gati për startin

Jun 14, 2026 | 17:11

Duke filluar një tjetër kërkim për të marrë çmimin më të madh të futbollit, Holanda do të përballet me Japoninë në hapjen e Kupës së Botës 2026 të dielën. Duke shkuar në një përballje të vështirë të Grupit F me ekipin më të mirë të Azisë, trajneri Ronald Koeman ka një formacion mjaft të vendosur, por duhet të merren dy vendime të mëdha. Portieri i parë Bart Verbrugen pësoi një dëmtim në ijë në ndeshen kundër Uzbekistanit, e cila u luajt me dyer të mbyllura në Nju Jork.

van dajk

Në këtë mënyrë, Mark Fleken dhe Robin Rofs janë në gatishmëri. Kodi Gapko sulmuesi i Liverpulil është një nga titullarët e sigurt të Koeman, së bashku me shokun e klubit dhe kapitenin kombëtar Virgil van Dajk. Megjithatë, mbetet një debat se kush duhet të udhëheqë sulmin e Holandës, me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave Memfi s Depai që nuk ka formën dhe fi tnesin maksimal. Megjithëse 32-vjeçari shënoi tetë gola në kualifi kuese, Doniel Malen ka shkëlqyer që kur u transferua në Roma dhe është golashënuesi më i mirë i Serie A këtë vit kalendarik.

Denzel Dumfris do të shfaqet në anën e djathtë të një katërshe të njohur, me Miki Van de Ven të favorizuar ndaj Nathan Ake në krahun e kundërt. Në mesfushë, Frenkie de Jong dhe Rjan Gravenberh do të ofrojnë një pivot të dyfi shtë, Tizhani Rajnders përballet me konkurrencë nga Xhastin Klaivert dhe Kopmajners për të fi lluar si mesfushori më i avancuar. Formacioni i mundshëm Holandës, Verbrugen; Dumfris, Van Heke, Van Dajk, Van de Ven, De Jong, Gravenberh; Samervill, Raijnders, Gakpo, Depai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura