Gjashtë persona humbën jetën pasi dy helikopterë u përplasën në ajër dhe më pas u rrëzuan në zonën Recreio dos Bandeirantes, në pjesën jugperëndimore të Rio de Janeiros, mëngjesin e së dielës.
Sipas dëshmitarëve, dy mjetet fluturuese u përplasën gjatë fluturimit në rrethana që mbeten ende të paqarta. Autoritetet konfirmuan se asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk arriti të mbijetojë.
Rio de Janeiro – Pelo menos 6 pessoas morreram na queda de 2 helicópteros que se chocaram no ar no Recreio dos Bandeirantes, na Zona Sudoeste do Rio de Janeiro, na manhã deste domingo (14). Até a última atualização desta reportagem, as vítimas não haviam sido identificadas.… pic.twitter.com/yB0C5nIaRc
— g1 (@g1) June 14, 2026
Copat e helikopterëve u shpërndanë në një zonë të gjerë Sipas shërbimeve të emergjencës, mbetjet e dy helikopterëve u shpërndanë në një rreze prej të paktën 100 metrash. Disa pjesë të avionëve përfunduan edhe mbi çatitë e ndërtesave pranë vendit të aksidentit. Në operacionin e shpëtimit dhe të sigurisë morën pjesë rreth 45 zjarrfikës me 15 automjete. Për arsye sigurie, autoritetet ndërprenë përkohësisht qarkullimin në bulevardin bregdetar Avenida das Américas. Pak orë më vonë, zjarri i shkaktuar nga përplasja u vu nën kontroll, ndërsa ekipet teknike nisën kontrollet për rrjedhje të mundshme karburanti dhe rreziqe të tjera për zonën përreth.
Rio de Janeiro – Moradores do Recreio dos Bandeirantes, na Zona Sudoeste do Rio de Janeiro, relataram uma série de explosões e muito fogo na manhã deste domingo (14) após a queda de dois helicópteros que colidiram no ar, deixando ao menos 6 mortos.
As aeronaves caíram em um… pic.twitter.com/Mbl4GkdQop
— g1 (@g1) June 14, 2026
Nis hetimi për shkaqet e aksidentit
Forcat Ajrore të Brazilit njoftuan se është aktivizuar Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Ajrore (CENIPA), e cila ka nisur mbledhjen e provave dhe hetimet paraprake për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.
Autoritetet pritet të analizojnë të dhënat e fluturimit, komunikimet mes pilotëve dhe kushtet e operimit të dy helikopterëve, në përpjekje për të zbardhur rrethanat që çuan në aksidentin fatal.
© Panorama.al












