Ishte duke rikonstruktuar një banesë, 50-vjeçari bie aksidentalisht nga skela dhe humb jetën

Feb 12, 2026 | 12:55

Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Berat ditën e sotme, 12 shkurt, pasi ka rënë nga skela teksa rikonstruktonte një banesë.

policia

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë.

Dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve ka rënë nga skela shtetasi me iniciale P. M., 50 vjeç, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Berat / Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura