Tentohet të grabitet një degë e bankës “Fibank” në Tiranë, autori qëllon me armë! Detajet e para

Feb 12, 2026 | 11:28

Është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

grabitje fibank

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se ngjarja ka ndodhur në  “Fibank”, ku autori mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

fibank grabitje

Kodra raporton se autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

grabitja fibank arma e autorit

© Panorama.al

Te lidhura