Gjykata Administrative rrëzon padinë e kryebashkiakut Veliaj ndaj prokurorit që e hetoi

Jul 24, 2026 | 10:59

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si Prokuror.

erion veliaj Gjykata u shpreh se Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

“Gjykata vlerëson se paditësi Veliaj ka interes të tërthortë por jo interes të drejtëpërdrejtë.  Bashkia Tiranë, jo vetëm që nuk ka interes të drejtëpërdrejtë por nuk ka as interes të tërthortë. Prandaj gjykata, në mbështetje të neneve 15 a dhe 39 të ligjit organik nr 49/12 për organizimin e funksionimit e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative vendosi rrëzimin për shqyrtim të kërkesë padisë së paraqitur nga paditësi Erion Veliaj dhe bashkia Tiranë”, tha gjykatësi.

Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.

Kryebashkiaku Veliaj kërkonte shfuqizimin e dekretit të presidentit që ka emëruar Dadon si prokuror në vitin 2008. Ai pretendonte se në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e statusit të magjistratit.

© Panorama.al

Te lidhura