Një foshnjë 7-muajshe ka humbur jetën më 21 korrik, ndërsa po transportohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, pas ngjarjes është regjistruar procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër të këtij spitali, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni. Ata po hetohen nën dyshimin se nuk kanë ofruar trajtimin e duhur mjekësor në dy raste gjatë muajit korrik, kur foshnja ishte paraqitur për ndihmë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e së miturës.
Sipas të dhënave paraprake, foshnja ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë e mundshme.
© Panorama.al












