Këshilli Kombëtar i PD miratoi Primaret! Çfarë diskutuan demokratët pas dyerve të mbyllura! Leskaj dhe Murrizi kundër: Në votim edhe drejtuesit politikë

Feb 12, 2025 | 20:37

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot rregulloren e primareve.

Screenshot_17

Në mbledhjen që u zhvillua me dyer të mbyllura, demokratët ranë dakord për primaret, ndonëse disa prej tyre votuan kundër garës.

Mësohet se gara e primareve do të mbahet më 1 Mars.

Ndërkohë që Gazetari Osman Stafa, zbardh një pjesë nga diskutimet dhe debatet qe u zhvilluan në mbledhje.

Myslym  Murrizi dhe Bujar Leskaj patën një qasje kritike kundrejt primareve. Ata kërkuan që të votohen edhe drejtuesit politikë.

Myslym Murrizi tha në mbledhje se është dakord me primaret, por ai kërkoi lista të hapura.

Myslym Murrizi: Jam dakord me statutin për primaret, por duhet te jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen, pse ndryshe do te duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s’mund te na ndaje, në disa politikanë inferior e disa superior.

Bëjini kombetare primaret, është vrastare kjo formulë. Aq me tepër me nje votë. Mos keni frike nga lobimi i brendshëm. Unë do hyj ne primaret e Tiranës dhe dua të jem ne lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet te ketë kujdes përzgjedhja e aleatëve.

Nga ana e tij Leskaj tha se duhet të votohen edhe drejtuesit politik, ose t’i kalojnë votimit ne qark.

Sipas tij kryetaret e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqjen pasi ata janë zgjedhur me votë.

Ai nuk është  dakord me daten 1 Mars për mbajtjen e primareve.

Bujar Leskaj, Drejtuesi politik i Vlorës: Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t’i kalojnë votimit ne qark. Kryetaret e degëve nuk duhet te jepnin dorëheqjen pasi ata janë zgjedhur me votë. Nuk jam dakord me daten 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi këtë kohe deri ne 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës.

Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, tha se primaret nuk do të zhvillohen në nivel dege, por qarku.

Noka tha se primaret do të jenë kualifikuese. Ai iu referua kritereve që duhet të plotesojë çdo aspirant për  kandidat, duke theksuar respektimin e kodit të etikës. Një anëtar i Partisë ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Flamur Noka: Kemi vendosur në Kryesi t’i paraqesim Këshillit Kombëtar rregulloren. Primaret nuk do të zhvillohen në nivel dege,  por qarku. U shqyrtuan të gjitha obsionet, por përzgjodhem atë në përputhje me sistemin zgjedhor. Primaret nuk do të jenë skualifikuese, apo votë negative.

Kjo votë nuk do të egzistojë. Primaret do të jenë kualifikuese. Do  të vendoset një prag për çdo qark në bazë të numrit të anëtarëve të Partisë, të votave që janë marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare si edhe të zgjedhjeve të brendshme në Parti. Nuk do te jetë vetëm vota e primareve përcaktuese. Forumet do të analizojnë angazhimin e secilit kandidat, sikundër kontributin për voten e diasporës për të siguruar 300 vota të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

 

© Panorama.al

Te lidhura