“Kallxoma si ka nis marrëdhënia, sa herë ke shku me të?”, policia ngre tre akuza për 30-vjeçaren nga Shkodra, rrahu dhe kërcënoi vajzën që i tregoi intimitetin me të fejuarin e saj

Aug 25, 2020 | 11:38

Policia e Shkodrës ka ngitur tre akuza oër 30-vjeçaren e cila kërcënoi, rrahu dhe i shpërndau videon në rrjetet sociale 22-vjeçares e cila i tregoi se kishte pasur marrëdhënie intime me të fejuarin e saj.

Kreu marrëdhënie me të dashurin e saj, vajza e merr peng dhe e kercenon, shihni momentet e dhunes on Vidnews.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

 

“A je q* me të, kallxom”, “ka ndodh vetëm një herë”/ Video e dhunës mes vajzave nga Shkodra, policia arreston njërën prej tyre on Vidnews.

© Panorama.al

Te lidhura