“Jemi parti që do të fitojmë zgjedhjet”- Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Kryetarët e qarqeve nuk më kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi, i kam zgjedhur mbi këto 3 kritere

Feb 12, 2025 | 20:15

 

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar është shprehur se forca e tij politike, pavarësisht vështirësive që ka kaluar, do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

berisah

Siç bën me dije gazetari Osman Stafa, Berisha ka folur edhe për drejtuesit politikë në qarqe, duke thënë se i ka zgjedhur mbi bazën e disa kritereve, si persona të votuar, me eksperience elektorale dhe aktivitet publik.

“Bashkimi ishte marrëveshjeje xhentëlmenësh, e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë. Për këtë arsye kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas një tradite 25 vjeçare të PD, caktuam si Belind Kelliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, Bardhin etj.

Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo përfaqësonte bashkimin tonë.

“Primaret thotë statuti, por Kryetaret e qarqeve jam përpjekur ti përzgjedh persona te votuar, me eksperience elektorale dhe aktivitet publik. I kam caktuar te barabarte. Nuk kane kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata te mos jene Kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë edhe pse ka një devijim nga Statuti”, ka deklaruar Berisha.

Berisha: Kemi kaluar nje kalvar, por ja dolem me sukses te plote.

Nga nje parti qe bënë gjithçka per te na asgjesur,  jemi sot nje parti qe do te fitojme zgjedhjet.

Vitet e shkuara ishin traumatike.

U perballem me egersine e Kim , dhe perfaqesine e Soros ne menyre te pashembullt.

Ne jemi pro amerikane, keshtu u themeluam.

Në gjithe kete proces nje qellim kishte, që te na mbanin te ndarë.

Na morën flamurin, logon, nuk regjistruan emrin e Kryetarit të Partisë Demokratike  ne fleten e votimit.

Por ne arritem te bashkoheshim.

Kishim problem ne grupin parlamentar por ky bashkim u be ne beteje.

Deputetet u bashkuan ne mosbindje civile ne kuvend nga më te fuqishmet.

Kuvendi per shume kohe ishte epiqendra e aksionit tone.

45 vete ishim por e mbajtem peshen e qëndresës dhe te rezistences.

Arrestuan Kryetarin e PD-së

Nuk e arrestuan më parë se grupi parlamentar ishte i përçarë.

Nuk pranova ndryshimin e emrin e Partise kur nuk na jepnin flamurin dhe siglen tone.

Bashkimi yne tmerroi qeverine.

Ky bashkim eshte shume i rendesishem, eshte shume i sinqertë.

Une jam i drejtë ne ju.

Bashkimi ishte marreveshnmje xhentelmenesh e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë.

Për këtë arsye kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas nje tradite 25 vjeçare të PD, caktuam si Belind Kelliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, Bardhin etj.

Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo perfaqësonte bashkimin tonë.

Primaret thote statuti, por Kryetaret e qarqeve jam përpjekur ti përzgjedh persona te votuar, me eksperience elektorale dhe aktivitet publik.

I kam caktuar te barabarte.

Nuk kane kerkuar asnje kusht kur u bë bashkimi.

Nuk mund të pranoj që ata te mos jene Kryetarë qarku.

Ju ftoj ta miratoni këtë edhe pse ka nje devim nga Statuti.

© Panorama.al

Te lidhura