Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji po vijon turin e tij politik për reformimin e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj tek fitoret.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai njofton edhe për orën dhe vendin e takimit me demokratët, duke shtuar se turi bëhet në të gjithë vendin, në kuadër të komunikimit të drejtpërdrejtë me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike.
Këtë herë, Salianji njofton takim në qytetin e Fierit, ku fton gjithë demokratët e zones në një bisedë të hapur nesër (3 shkurt), ora 17:00, te Kinoteatri i qytetit.
“Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike”, shprehet ai mes të tjerash.
Takimi synon të shërbejë si një hapësirë dialogu mbi situatën politike dhe sfidat aktuale të opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike.
Më poshtë postimi i plotë i Salianjit në rrjetin social:
“Nesër shihemi në Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00!
Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet.
Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike. Shihemi nesër!”.
© Panorama.al












