Investigimi i “Vetting” për “skemën 5D” të Ballukut, reagon Bardhi: Me paratë e korrupsionit kërkojnë të blejë dinjitetin e qytetarëve të Fierit

Feb 21, 2025 | 8:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi investigimin që zbuloi skemën korruptive që ka ngritur ministria e drejtuar nga Belinda Balluku.

gazment bardhi ne parlament

Bardhi thote se kjo është një skemë identike me aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku zëvendësministra, drejtori i kabinetit dhe drejtor në ministri i japin tendera kompanive të zotëruara nga familjarët e tyre të afërt (babai, vllai, apo djali).

Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ami Kozeli, zëvendësi i Belinda Ballukut, është një tjetër anëtar i bandës elektorale që ka zbarkuar prej muajsh tashmë në qarkun e Fierit, në tentativë që me paratë që përfiton familja e tij në kundërshtim të hapur me ligjin, do blejë dinjitetin e qytetarëve të Divjakës.

Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, apo së fundmi Ami Kozeli, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.

Emisioni investigativ “Vetting” në Neës 24 ka zbuluar sonte skemën korruptive që ka ngritur ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, një skemë identike me aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku zëvendësministra, drejtori i kabinetit dhe drejtor në ministri i japin tendera kompanive të zotëruara nga familjarët e tyre të afërt (babai, vllai, apo djali).

Ky është një abuzim i rëndë me detyrën, një akt i pastër korruptiv, një shkelje brutale e ligjit, që jo vetëm duhet të hetohet nga SPAK pa asnjë vonesë, por duhet të ndëshkohet me forcën më të ashpër të ligjit! Shqiptarët kërkojnë drejtësi, kërkojnë luftë reale ndaj korrupsionit, kërkojnë ti jepet fund pandëahkueshmërisë!

LEXO EDHE: 

Vetting zbardh skemat: Si paratë publike përfundojnë në duart e familjarëve të zyrtarëve të Belinda Ballukut! Ekspertët numërojnë shkeljet e ministres

“Rindertimi”, Vetting: Zv.ministri i Ballukut favorizoi kompaninë e babait të tij! Avokati: SPAK duhet të nisë hetimet, përfituan dhe nga rimbursimi i TVSH

Vetting: Konsorciumi i ‘ABKONS shpk’ mori 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit, si u skualifkuan konkurrentet! Burrat e drejtoreshave të Ballukut në krye të firmave Besnik Leskajt

“Skema 5D e Ballukut?”/ Vetting: Vëllai i drejtorit të Kabinetit të Ministres ortak me biznesmenin që fitoi 40 milionë euro nga ‘Rindërtimi’, ARRSH dhe FSHZH

Konflikti i interesit, Vetting zbulon skemat: Ermal Nufi, drejtori i Ballukut, u emërua në krye të ARRSH, i dha tendera firmës së vëllait të tij! Si e vazhdoi ‘lojën’…

Vetting: Belinda Balluku i dha hidrocentralin firmës së vëllait të Drejtorit të saj! Skema e dyshimtë, si u shit koncensioni 35 vjeçar për 500 euro! Ekspertët: Një çantë me para çohet te shtëpia…

© Panorama.al

Te lidhura