Vetting: Belinda Balluku i dha hidrocentralin firmës së vëllait të Drejtorit të saj! Skema e dyshimtë, si u shit koncensioni 35 vjeçar për 500 euro! Ekspertët: Një çantë me para çohet te shtëpia…

Feb 21, 2025 | 8:00

EMISIONI VETTING

Në 18 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës do të lidhte marrëveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoqërinë koncesionare “Kalisi Hydropower”, e cila është në pronësi të “BE-IS”  shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe “EL-PROM” shpk, asokohe në pronësi të Elton Mataj për ndërtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 në zonën e Kukësit me 35 vite afat shfrytëzimi.

Në 14 maj 2021, Elton Mataj do të shiste kompaninë e vet Devis Hasalamit me vlerë 2 milionë lekë ose 2 mijë euro, e cila kishte në zotërim 1% të HEC-it “Kalisi Hydropower”. Disa javë më pas, në fund të majit 2021, Hamz Islamaj do t’ia shiste 49% të aksioneve të kompanisë “Kalisi Hydropower”me vlerë 49 mijë lekë ose rreth 500 euro Devis Hasalami te kompania “EL PROM” shpk. Kujtojmë se kjo kontratë e Partneritetit Publik Privat ka marrë për shfrytëzim për 35 vite zonën për prodhimin e energjisë elektrike, fakt i cili ngre dyshime për evazion fiskal.

“Kjo është një nga format se si paratë publike përfitohen. E thashë, forma tjetër është forma klasike, me një cantë çohen paratë te shtëpia, te zyra apo tjerë e tjerë. Dhe ne kemi pasur raste kur funksionarëve të lartë që u janë gjetur para në shtëpi”

Në momentin që këto kontrata publike ndryshojnë numrin e aksioneve brenda vet kompanisë, vihet në dijeni Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nën drejtimin e Ballukut. Por ka një problem se kompania që zotëron një pjesë të aksioneve te “Kalisi Hydropower” ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka një tjetër pronar, pavarësisht se kompania ngelet “EL PROM” shpk.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se Ministrja Balluku ka qenë në dijeni për ndryshimin e pronësisë dhe ajo që e bën më interesant këtë fakt është se dokumenti i vitit 2022 që pasqyron një shtesë në kontratën 2022 është firmosur nga një zv.ministër i Infrastrukturës, ku në dokument rezulton i fshirë identiteti për shkak të dokumentit të keqskanuar.

LEXO EDHE: 

Vetting zbardh skemat: Si paratë publike përfundojnë në duart e familjarëve të zyrtarëve të Belinda Ballukut! Ekspertët numërojnë shkeljet e ministres

“Rindertimi”, Vetting: Zv.ministri i Ballukut favorizoi kompaninë e babait të tij! Avokati: SPAK duhet të nisë hetimet, përfituan dhe nga rimbursimi i TVSH

Vetting: Konsorciumi i ‘ABKONS shpk’ mori 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit, si u skualifkuan konkurrentet! Burrat e drejtoreshave të Ballukut në krye të firmave Besnik Leskajt

“Skema 5D e Ballukut?”/ Vetting: Vëllai i drejtorit të Kabinetit të Ministres ortak me biznesmenin që fitoi 40 milionë euro nga ‘Rindërtimi’, ARRSH dhe FSHZH

Konflikti i interesit, Vetting zbulon skemat: Ermal Nufi, drejtori i Ballukut, u emërua në krye të ARRSH, i dha tendera firmës së vëllait të tij! Si e vazhdoi ‘lojën’…

Vetting: Belinda Balluku i dha hidrocentralin firmës së vëllait të Drejtorit të saj! Skema e dyshimtë, si u shit koncensioni 35 vjeçar për 500 euro! Ekspertët: Një çantë me para çohet te shtëpia…

© Panorama.al

Te lidhura