Armando Broja është një nga dëshirat e Lacios në këtë merkato vere. Këto janë raportimet e fundit nga Italia, që tregojnë se 2 herë kampionët e Seria A po punojnë për këtë transferim.

Broja nuk luajti në miqësoren e fundit ndaj Ajaksit, ndërsa trajneri i Bërnlit konfirmoi dëmtimin e tij. Për Lacion do të ishte një transferim në formë huazimi, por pa detyrim blerjen.
24-vjeçari më parë është treguar në listën e dëshirave të drejtorit sportiv të Lacios. Mariano Fabiani, pasues i Igli Tares te Lacio, nuk arrinte ta konkretizonte si pistë për shkak të detajeve financiare.
Broja është ende në kohë për kthesën e madhe. Dhe për këtë duket se duhet të largohet nga Anglia.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











