VIDEO/ Protestuesit nuk kursejnë deputeten e PS-së, i kujtojnë si i siguroi votat më 11 maj: Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit!

Jul 27, 2026 | 22:29

Një prej emrave të përmendur nga protestuesit gjatë tubimit të sotëm ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila.

“Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit”, ka qenë një nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit të protestuesve, duke i kujtuar socialistes votat e konsiderueshme që mori në zgjedhjet e 11 majit nga të burgosurit.

Qytetarët nuk kanë kursyer as ironitë duke e quajtur “ushtare e sulltanit”, referuar kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se deputetja Sara Mila rezultoi një prej deputeteve më të votuara në gjithë qarkun e Elbasanit, por siguroi edhe një mbështetje të lartë nga të burgosurit në IEVP Peqin.

Mila ka qenë edhe në qendër të akuzave politike nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar vazhdimisht atë si “deputete të krimit”, duke ngritur pretendime për lidhje me persona me rekorde kriminale, akuza që deputetja dhe mazhoranca socialiste i kanë kundërshtuar.

© Panorama.al

Te lidhura