Qytetarët kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijuar marshimin në rrugët e Tiranës me kërkesën për largimin e qeverisë.
“Rama jep dorëheqjen!”, “Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!” kanë qenë disa nga thirrjet e përsëritura gjatë tubimit.
Edhe këtë mbrëmje qytetarët kanë përcjellë mesazhin se do të vijojnë qëndrimin e tyre në protestë deri në largimin e qeverisë.
Protesta e sotme vjen pas zhvillimeve të fundit para Parlamentit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe denoncime nga aktivistët për ndalime dhe incidente gjatë tubimit.
Në tubimin e sotëm nuk munguan as denoncimet për kërcënime me jetë nga ana e policisë. Ka qenë aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, ai i cili është shprehur se një polic civil e ka kërcënuar dhe ka tentuar ta godasë me thikë.
© Panorama.al




















