Aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Lindita Komani në fjalën e saj në protestën para kryeministrisë, ka rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar gjatë pandemisë, duke e lidhur atë me protestën që zhvillohet prej javësh kundër qeverisë.
“Vij sot edhe si organizatore e protestës për Teatrin Kombëtar. Këta njerëz janë edhe pjesë e grupit që organizojnë ‘Flamingot’. Shpirti i teatrit është pjesë e kësaj proteste”, deklaroi Komani.
Komani kujtoi se beteja për teatrin vijoi për qindra ditë, edhe pas shembjes së godinës, ndërsa shtoi se ky ishte fundi i karrierës së Ramës dhe Veliajt.
“Pavarësisht se shembën godinën, protesta vazhdoi, vijoi në SPAK e në institucione ndërkombëtare. Aty nisi fundi i karrierës së Ramës dhe Veliajt. Nuk do ta harroj se ata nisën ta shembnin teatrin me njerëz brenda dhe menduan se vranë edhe shpresën”, përfundoi Komani.
Lindita Komani: Kjo protestë na ka dhënë shpresë. Vij sot edhe si organizatore e protestës për Teatrin Kombëtar. Këta njerëz janë edhe pjesë e grupit që organizojnë “Flamingot”. Shpirti i teatrit është pjesë e kësaj proteste.
Më 27 korrik 2019, tri ditë pasi hymë në teatër, zgjodhëm ta mbronim edhe me art. U hap zyrtarisht Festivali për Mbrojtjen e Teatrit. Patëm 70 aktivitete: art, letërsi, teatër. Për 10 muaj, teatri u administrua nga qytetarët, eksperimenti më i bukur.
Festivali ishte vetëm një pjesë e vogël, por nisi një maratonë e vërtetë. Ne protestuam 720 ditë në shesh. Pavarësisht se shembën godinën, protesta vazhdoi, vijoi në SPAK e në institucione ndërkombëtare. Aty nisi fundi i karrierës së Ramës dhe Veliajt. Nuk do ta harroj se ata nisën ta shembnin teatrin me njerëz brenda dhe menduan se vranë edhe shpresën.
© Panorama.al











