Aktivisti Ilir Xhemalaj, nga protesta e 58-të kundër qeverisë, ka akuzuar pushtetin se po tenton të ndalë lëvizjen qytetare përmes presioneve dhe arrestimeve.
Ai deklaroi se protestuesit nuk kanë frikë nga presionet, kërcënimet e arrestimit dhe se kërkesa e tyre mbetet largimi i qeverisë.
Xhemalaj iu drejtua qeverisë duke u shprehur se rinia dhe populli shqiptar sot nuk ka frikë nga “mënyrat tuaja sllavokomuniste”.
“Sot përsëri u tentua të shuhet protesta, përmes presioneve, kërcënimeve, arrestimeve, por ne nuk kemi frikë. Nuk kemi frikë nga mënyrat tuaja sllavokomuniste, ato kanë kaluar tashmë.
Sot ka dalë rinia në shesh, sot ka dalë populli shqiptar dhe kërkon drejtësi. Kërkon drejtësi për ato vite që na keni mohuar, për jetën që na keni marrë, për vëllezërit dhe motrat tona që keni larguar nga Shqipëria. Ne jemi këtu dhe kërkojmë vetëm një gjë: “Dorëheqje””, tha Xhemalaj.
© Panorama.al











