“Ishin trembur nga vezët tona!”- Rrethimi i Parlamentit gjatë protestës, qytetari: Kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga rrethet, 13 furgonë nga Shkodra

Jul 27, 2026 | 20:09

Një protestues ka akuzuar Policinë se blindoi zonën pranë Parlamentit gjatë protestës së paradites së sotme, duke e cilësuar praninë e madhe të efektivëve të policisë si një shenjë frike të deputetëve nga vezët që do i hidhnin qytetarët.

Duke folur gjatë tubimit, qytetari tha se autoritetet kishin mobilizuar efektivë nga disa qarqe të vendit për të siguruar godinën e Kuvendit.

“Sa të trembur ishin nga vezët tona, sa kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga të gjitha rrethet. 13 furgonë ishin nisur vetëm nga Shkodra. Turp”, deklaroi ai.

Qytetari: Sot është dita e 58-të e qëndresës sonë. E nisëm si në çdo seancë parlamentare, duke parë se si ishte rrethuar “nusja” dhe shtetrrethimi, se po xhirohej filmi atje te Parlamenti sot. Dhe sa të trembur ishin nga vezët tona, sa kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga të gjitha rrethet. 13 furgonë ishin nisur vetëm nga Shkodra. Turp.

Por sot kemi për të përkujtuar edhe një ditë tjetër shumë të rëndësishme. Sot është përvjetori i hapjes së Festivalit në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Ajo qëndresë dyvjeçare ishte një bastion i demokracisë, të cilin e shembën me pabesi në mes të pandemisë. Por për këtë do të na flasin shumë artistë që ishin pjesë e teatrit.

© Panorama.al

Te lidhura