FOTOLAJM/ “Të korruptuarit në liri, protestuesit në polici!”- Pankartat ironike nga protesta e 58-të: Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim

Jul 27, 2026 | 19:39

Pankarta të ndryshme ironike kanë shoqëruar ashtu si çdo ditë edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve.

pankarta 58 (2)

Një prej pankartave kryesore i referohet ndalimit të aktivistit Arben Kola gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhet në një prej pankartave, duke iu referuar ish-ministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, ndërsa ndaj saj nuk ka pasur të njëjtin reagim si ndaj qytetarëve në protestë.

pankarta 58 (1)

Një tjetër mesazh i ekspozuar në shesh ishte: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze protestuesit shkruanin: “Hajdutët në pushtet janë të sigurt dhe të paprekur, ndërsa zëri i popullit zvarritet përtokë!”

Pankartat përmendnin edhe ditën e 58-të të tubimeve, me mesazhe si: “58 ditë. Qytetarët nuk dorëzohen”, “58 ditë. Çdo ditë në rrugë, çdo ditë për Shqipërinë”, si dhe  “Dita 58. Ata flasin. Ne jemi këtu.”

pankarta 58 (8)

Mesazhe të tjera të shkruara në pankarta ishin: “Mandati juaj nuk është heshtja jonë”, “Sistemi na ka dështuar”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe institucioneve.

pankarta 58 (7) pankarta 58 (6) pankarta 58 (5) pankarta 58 (4) pankarta 58 (3)

© Panorama.al

Te lidhura