Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas incidentit në Kuvend, ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, “rrëmbeu” një dokument që lidhet me marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama e akuzon Shehajn për vjedhje të një dokumenti të klasifikuar, ndërsa e krahasoi me “ballistët që hynin në kotec për të grabitur pula”.
“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin”, shkruan Rama, krahas pamjeve ku Shehaj shihet duke vrapuar dhe duke u ndjekur nga punonjësja e Kuvendit, e cila edhe rrëzohet nga shkallët.
Më tej, kryeministri shprehet se pret që organet e drejtësisë të veprojnë ndaj Shehajt dhe se shpreson që “prokuroria t’i tregojë vendin”.
Rama: Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin👺
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit.
© Panorama.al












