“Edin zvarrë do e heqim!”- Pensionistja nga Vlora në protestë: Rama, Belinda e Berisha janë gjarpërinj! Uroj mos ta zërë vjeshta kryeministrin

Jul 27, 2026 | 20:00

Pensionistja nga Vlora nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, teksa iu bashkua protestës së 58-të në Tiranë. 

penskionista vlore

Në një prononcim për News24, ajo tha se pensionet nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën dhe nuk i kurseu kritikat ndaj Ramës, për të cilin tha “Edi Ramën zvarrë do e heqim”.

Ajo akuzoi kryeministrin dhe drejtues të tjerë politikë se kanë zhgënjyer qytetarët, duke i cilësuar si “gjarpërinj”.

“Edi Ramën zvarrë do e heqim! Pensionet nuk na dalin. Por këta janë si këta gjarpërinjtë. Më të këqij se këta gjarpërinj, Rama, Belinda, Berisha, të gjithë, janë gjarpërinj, të gjithë e kanë vendin këtu. Si nuk ngrihet ky popull?!”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se:Kam ardhur nga Vlora sot, me dy vezë të ziera në çantë. E gjithë bota është me ne, e pasqyron. Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”.

© Panorama.al

Te lidhura