VIDEO/ “Nesër më shumë!”- Përfundon marshimi dhe protesta e 58-të kundër qeverisë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! Shqipëria kërkon revolucion

Jul 27, 2026 | 22:37

Protesta e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ashtu si çdo natë, është mbyllur edhe mbrëmjen e sotme me thirrje për vijimin e qëndresës.

Qytetarët kanë përfunduar marshimin nëpër rrugët e Tiranës duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Dorëheqje!”, “Nesër më shumë!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin disa nga thirrjet që shoqëruan fundin e tubimit para kryeministrisë.

Edhe në protestën e sotme, qytetarët marshuan në disa akse të kryeqyteti, duke u ndalur edhe te Parlamenti, ku përsëritën thirrjet e tyre.

“Parlament i krimit!” dhe “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!” ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës.

Organizatorët deklaruan se protesta do të vijojë dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre kryesore për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Protesta e 58 (4) Protesta e 58 (3) Protesta e 58 (9) Protesta e 58 (7) Protesta e 58 (5)

© Panorama.al

Te lidhura