Interi “shtyp gazin” në merkato, zikaltrit arrijnë akordin me futbollistin e Sitit

Jul 27, 2026 | 22:56

Një mbrojtës menjëherë, tjetrin me qetësi. Interi shtyp gazin në merkato, arrihet marrëveshja verbale për Xhon Stons.

inter

Interi ka vendosur të përshpejtojë lëvizjet në merkato dhe tashmë ka arritur një marrëveshje verbale për të sjellë Xhon Stons në Milano. Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, ardhja e ish-mbrojtësit të Sitit nuk do ta përjashtonte objektivin tjetër madhor për mbrojtjen, Kristian Romero.

Në qershor, Interi humbi dy mbrojtës shumë të besueshëm, Françesko Açerbi dhe Stefan De Vrij, si edhe lojtarin e gjithanshëm Mateo Darmian. Për këtë arsye, drejtori sportiv Piero Ausilio kishte deklaruar disa javë më parë se skuadra do të afronte dy përforcime në mbrojtje. Sipas planit të klubit, emrat idealë janë pikërisht Stons dhe Romero.

skysports-john-stones-england_7303693

Sipas informacioneve të fundit, Interi ka intensifikuar kontaktet për të mposhtur konkurrencën për Xhon Stons. Mbrojtësi anglez është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Sitin skadoi më 30 qershor.

Në javët e fundit, Stons ishte propozuar disa herë te Interi, por tani Ausilio dhe Marota kanë vendosur të bëjnë hapin vendimtar. Palët kanë arritur një marrëveshje verbale për një kontratë dyvjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon. Tani mbetet vetëm që marrëveshja të formalizohet me nënshkrim.

Për Stones nuk kanë munguar ofertat: Çelsi, Arsenal dhe së fundmi edhe Juventusi janë interesuar për të. Megjithatë, për momentin Interi është në avantazh dhe mund ta mbyllë transferimin brenda orëve të ardhshme. Vetë Stons i ka dhënë përparësi kalimit te zikaltërit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura