Siti është klubi që ka përfituar më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s pas Kupës së Botës 2026. Skuadra angleze kishte 10 lojtarë të angazhuar në turne dhe do të përfitojë mbi katër milionë euro.

Për çdo ditë që një lojtar qëndronte në Botëror, klubi përfitonte rreth 5 mijë euro. Mes emrave kryesorë të Sitit në turne ishin Rodri, kampion bote me Spanjën; Erling Haland me Norvegjinë dhe Niko O’Rilli, i cili arriti deri në gjysmëfinale me Anglinë.
Pas Sitit renditet Barcelona me rreth 3.5 milionë euro, e ndjekur nga Bajern me 3 milionë dhe Arsenali me 2.9 milionë euro. FIFA ka shpërndarë në total rreth 311 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











