“Rindertimi”, Vetting: Zv.ministri i Ballukut favorizoi kompaninë e babait të tij! Avokati: SPAK duhet të nisë hetimet, përfituan dhe nga rimbursimi i TVSH

Feb 20, 2025 | 21:05

EMISIONI VETTING 

Përfitimet e Ami Kozelit nga Rindërtimi

Zv.ministri i Infrastrukturës Kozeli duket se ka probleme që  lidhen edhe me Rindërtimin.

Në 13 shkurt 2020, Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr.143 do të miratonte listën e subjekteve, të cilat përjashtoheshin nga TVSH-ja në kuadër të programit të Rindërtimit. Pra, kompanitë që kishin projekte publike që lidheshin me Rindërtimin nuk do të paguanin TVSH-në, si edhe kompanitë që do të ndërtonin projekte të lidhura me Rindërtimin, që financoheshin nga donatorë të huaj drejtpërdrejt.

Më 30 shtator 2020, Këshilli i Ministrave do të shtonte edhe një kategori tjetër përfituesish, që ishin kompanitë nënkonktraktore të përfshira në programin e Rindërtimit dhe furnizuesit e mallrave për këtë proces.

Në listën e kompanive të publikuara nga tatimet, të cilat kanë përfituar nga TVSH-ja gjendet edhe kompania “EUR0-GUAINA” ish-Mantis shpk, në pronësi të Agim Kozelit, babai i zv.ministrit të Infrastrukturës.

“Këtu kemi të njëjtin problem se kemi të bëjmë me veprime korruptive sepse dyshohet se zv.ministri ka favorizuar babanë e vet, për ti dhënë prokurime apo për ti dhënë tendera, për të përfituar nga buxheti i shtetit.”- shprehet Llangozi.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2003 nga shtetasi italian Lorenzo Recchetti, Agim Kozeli dhe Artur Kozeli. Në 2006 ortak kalon Ami Kozeli, i cili ia rishet këto aksione babait të vet në vitin 2014.

Nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se kjo kompani është përjashtuar 4 herë nga pagesa e TVSH-së si nënkontraktor ose furnizues i kompanive që kanë realizuar projekte nga Rindërtimi.”

Në këtë rast Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë autorizime për kompaninë “EURO-GUAINA” për përjashtim nga TVSH-ja, në 17 shtator 2021, në 13 korrik, 16 shtator dhe në 4 tetor të vitit 2022.

Sipas Arben Llangozit: “Prokuroria e Posaçme duhet menjëherë të fillojë një hetim, të dokumentojë veprimet sepse përveçse kemi përfitim të ardhurash nga buxheti i shtetit kemi edhe rimbursim TVSH-je dhe kjo e ka dëmtuar dy herë Buxhetin e Shtetit dhe këtu vetëm një favorizues të përbashkët, favorizimin nga djali i vet që i bën familjarëve të vet, siç është në rastin konkret babait apo vëllait të tij.”

LEXO EDHE: 

Vetting zbardh skemat: Si paratë publike përfundojnë në duart e familjarëve të zyrtarëve të Belinda Ballukut! Ekspertët numërojnë shkeljet e ministres

“Rindertimi”, Vetting: Zv.ministri i Ballukut favorizoi kompaninë e babait të tij! Avokati: SPAK duhet të nisë hetimet, përfituan dhe nga rimbursimi i TVSH

Vetting: Konsorciumi i ‘ABKONS shpk’ mori 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit, si u skualifkuan konkurrentet! Burrat e drejtoreshave të Ballukut në krye të firmave Besnik Leskajt

“Skema 5D e Ballukut?”/ Vetting: Vëllai i drejtorit të Kabinetit të Ministres ortak me biznesmenin që fitoi 40 milionë euro nga ‘Rindërtimi’, ARRSH dhe FSHZH

Konflikti i interesit, Vetting zbulon skemat: Ermal Nufi, drejtori i Ballukut, u emërua në krye të ARRSH, i dha tendera firmës së vëllait të tij! Si e vazhdoi ‘lojën’…

Vetting: Belinda Balluku i dha hidrocentralin firmës së vëllait të Drejtorit të saj! Skema e dyshimtë, si u shit koncensioni 35 vjeçar për 500 euro! Ekspertët: Një çantë me para çohet te shtëpia…

 

© Panorama.al

Te lidhura