Ilir Avdyli në krah të një vajze pas tre muajsh qëndrimi në Tiranë

Dec 27, 2014 | 18:07

Ilir Avdyli me një mikeshë
Balerini i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Avdyli, ka pritur mbylljen e spektaklit “Dance with me” për t’u shfaqur lirshëm në krah të një vajze të panjohur. Avdyli është fotografuar në festën e natës finale të spektaklit të regjisores Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu, kësaj here i shoqëruar nga një mikeshë në krah. Ilir Avdyli kaloi një eksperiencë të bukur në Tiranë, pasi prej tre muajsh ishte anëtari kryesor i jurisë, që gjykonte çiftet e kërcimtarëve VIP. Ai i takon brezit të parë balerinëve shqiptarë, që në fillimin e viteve ‘90-të provuan kërcimet bashkëkohore duke dalë nga zhanri klasik. Ai u bë i njohur si fituesi i spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”, eksperiencë pas së cilës u largua jashtë vendit. Tashmë, pas mbi 20 vitesh, Ilir Avdyli rikthehet në Shqipëri nga një karrierë brilante në Las Vegas.

© Panorama.al

Te lidhura