Interi fitoi 3 me 2 ndaj Juventusit, por kartoni i kuq i Kalulu mori vëmendjen kryesore. Gjyqtari La Pena asistoi Interin për titullin kampion, pasi Juventusi mbeti pa të drejtë me 10 lojtarë në pjesën e parë.

Të gjithë e kanë komentuar vendimin në fjalë, ndërsa i fundit është edhe trajneri Alegri. Timonieri i Milanit del kundër rrymës duke mos dashur t’i jepet më tepër vëmendje rastit, edhe pse llogaritë bëhen me çdo episod të tillë për titullin kampion.
“Shumë kanë folur tashmë për këtë, por nuk ka kuptim të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse nuk i shërben asnjë qëllimi, veçanërisht për ne. Duhet të mbetemi të përqendruar në objektivin tonë dhe të mos e humbasim energjinë tonë sepse luajmë nesër.
Gjëja e rëndësishme është të menaxhojmë të papriturën. Le të mos shpërqendrohemi nga këto situata, të cilat kanë ekzistuar gjithmonë, janë të pranishme dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë në futboll. Ka njerëz kompetentë që po përpiqen të përmirësojnë situatën e VAR-it në lidhje me objektivitetin. Çështjet subjektive janë të diskutueshme. Pikët kanë rëndësi, kanë mbetur edhe tre muaj, duhet të bëjmë një hap tjetër të vogël përpara”, u shpreh Alegri.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











