Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha ishte pezulluar nga rektori Artan Hoxha!

Jul 16, 2026 | 15:38

Gjykata Administrative ka vendosur sot që të rikthejë në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, e cila ishte pezulluar më herët nga rektori Artan Hoxha.

dorina dhe artan hoxha

Dorina Hoxha, në këtë mënyrë rikthehet Dekane e Fakutetit të Drejtësisë, teksa kishte paditur vendimin e rektorit.

Dekania Hoxha njëkohësisht kandidon edhe për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me këtë vendim, profesoreshë Dorina Hoxha duhet të rikthehet menjëherë në detyrën e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.

Më 22 maj të këtij viti, Rektori pezulloi nga detyra dekanen Hoxha me argumentin se kjo e fundit ka shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve, dhe duke qenë se Fakulteti i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave ajo ndodhej në konflikt interesi.

© Panorama.al

Te lidhura