Avokati Altin Kaziaj ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24” teksa foli për propozimin e kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste për ndryshime në Kodin Penal, që gjykatat të mos kenë mundësi të pezullojnë një ministër apo kryeministër që po hetohet nga drejtësia.
Kaziaj thekson se kjo është një fyerje e inteligjencës për një jurist.
Kjo pasi, propozimi vjen vetëm prej një emri, që sot kërkohet t’i vendoset masë arrest, zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo e fundit u kap duke shkelur ligjin dhe SPAK nuk kërkon të pezullojë ministrinë por personin që ka shkelur ligjin.
Altin Kaziaj: Ka ndërhyrë në kompetencat. Ka marrë kompetencat e ligjbërësit. Nuk kërkohet masa ndaj Ballukut si ligjbërëse. Por si ministre apo zv.kryeministre për ushtrimin e funksioneve të veta. Për aq sa SPAK ka gjetur veprimet e saj në kundërshtim me ligjin. Institucioni i ministrit vazhdon. Nuk preket. Preket personi; nuk biem pre e një demagogji të kësaj natyre.
Rama dekretoi persona të tjerë për ushtrimin e funksionit të ministrit. Sot kur i rrezikohet, pushtetit gjyqësor nuk kërkon të pezullojë ministra por të përgjigjet drejtësisë për veprimtarinë e vetë që ka shkelur ligjin. Propozimi i ligj-bërjes është bërë prej një emrit të caktuar. Është e turpshme. Fyen inteligjencën e një juristi.
Është kapur me duar në presh. Dhe ti thua diskurs kushtetues.
© Panorama.al












