Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Spiropali: Vlerësim për rolin e ri që ka marrë Shqipëria! Zhbëhen fabrikimet e qëndrimit amerikan ndaj qeverisë

Jan 19, 2026 | 11:16

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali theksoi se ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump për Shqipërinë që të bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes, është një vlerësim i ri për rolin ndërkombëtar që ka marrë vendi ynë.

elisa spiropali (3)

Në një konferencë për mediat, ministrja theksoi sa e ndërsa Shqipëria u vlerësua nga lideri i Shtëpisë së Bardhë, në skenën politike shqiptare “plasën” lloj lloj akuzash se vendi do të paguajë 1 miliard dollarë për t’u bërë pjesë e këtij bordi apo se do të duhet të pranojë palestinezë të Gazës në “këmbim” të anëtarësimit në BE.

Po ashtu, sipas Spiropalit, kjo ftesë tregon partneritetin e palëkundur mes dy vendeve dhe se hedh poshtë gjithashtu akuzat e opozitës për raportet e qeverisë së Ramës me administratën amerikane.

 “Vlerësim i artë për roli e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në rajon, e në botë në çështjen e paqes. Fatkeqësisht edhe për një ngjarje me peshë të tillë për Shqipërinë e vogël, ky lajm i mirë për emrin e Shqipërisë është pasuar nga një lum marrëzish. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si bashkëndërtuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, për paqen në botë, duke nisur me një nga sfidat më të ndërlikuara si e ardhmja e Gazës, opinioni publik sulmohet nga brenda me gjithfarë fantazish të kundërshtarëve të kësaj qeverie.

Periferia e skenës tonë politike ndizet a thua se u përjashtua me turp dhe jo u ftua me nder të posaçëm. Kjo dërgon mesazhin e Amerikës së re se demografia e një vendi nuk është faktor përcaktues, por vlen autenticiteti, koherenca dhe që Shqipërisë ia njohin e çmojnë prej vitesh, në Tiranë plas marazi dhe marrin dhenë lloj lloj tregimesh me miliarda dollarë dhe palestinezë. Kjo ftesë konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë në partneritetin strategjik të SHBA dhe Shqipërisë.”, u shpreh Spiropali.

© Panorama.al

Te lidhura