Disa muaj më parë, Kristina Baki u bë nënë për herë të parë. Modelja që prej asaj dite nuk i ndan pozat e ëmbla me vogëlushen Siera.

Të shumta janë komentet që ajo merr duke e uruar për mëmësinë. Por natyrisht që nuk ka sesi mos të bjerë në sy edhe fakti se në shumë pak kohë pas lindjes, modelja është rikthyer në linjat e saj perfekt.

Paparaci ynë e ka fotografuar ditët e fundit në zonën e Bllokut, ku ka qenë me mikeshat e saj, por që natyrisht nuk kishte sesi të mungonte në këtë takim vajzash edhe Siera.

E veshur sportive dhe me pantallona të shkurtra, Kristina duket në top-formë. Përgjatë muajve, modelja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj detaje nga shtatzënia.

Vetëm thuajse 1 muaj pas lindjes, Kristina ka pozuar para pasqyrës, ku ajo që bien në sy janë linjat perfekte që ajo ka ruajtur edhe pas shtatzënisë.

Lidhja e saj me Erosin është tashmë ndër lidhjet më të konsoliduara, duke u renditur tek çiftet më të dashura për ndjekësit.

Kohë më parë, në intervistat e saj të rralla ajo ka ndarë dhe detaje intime nga historia e saj e dashurisë. Kristina Baki tha se asaj i pëlqen të shtrihet në krevat me pizhame, por partnerit të saj nuk i pëlqen kjo gjë dhe dëshiron që ajo të flejë nudo.

Modelja tregoi se do zgjidhte më shumë martesën me të dashurin e saj sesa bashkëjetesën, ndërsa rrëfeu se në dush lahet vetëm dhe jo me partnerit pasi ndihet më rehat.

Më tej, pa komplekse modelja pranoi se i pëlqejnë të brendshmet e thjeshta dhe veshjet sportive, duke zgjedhur të qëndrojë larg zgjedhjeve seksi.












