Pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit ku kishte shkuar i shoqëruar nga policia e burgut për vizitë, këta të fundit nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë.
Siç duket edhe nga pamja e siguruar nga Panorama online, një punonjës policie shoqërues i Ndocit duket me armë në dorë duke kërkuar të arratisurin jashtë spitalit.
Ai kishte detyrë ta shoqëronte në spital. Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet gjatë vizitës mjekësore.
Më pas ka grushtuar rojën efektiv dhe ka dalë me vra nga spitali ku e priste një Audi i bardhë me të cilën është larguar drejt Spitallës.
Efektivi nuk ka mundur të bëjë dot asgjë dhe nuk e arriti me vrap të paraburgosurin, e pandehur për 4 vrasje, pasi ishte më i shpejtë.
© Panorama.al













