FOTO- Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona

Jul 1, 2026 | 12:55

Analisti Ilir Demalia ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë.

ilir demalia 1

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kallëzimi është bërë në Komisariatin e Policisë Nr. 3, ndërsa efektivët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Demalia pretendon se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

© Panorama.al

Te lidhura