FOTO/ Aksident i rëndë në Lushnjë-Berat, makina godet barrierat, rrokulliset disa herë dhe përmbyset! 4 të plagosur në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre

Jul 1, 2026 | 13:11

Një aksident ka ndodhur sot (1 korrik) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas.

aksidenti lushnje6

Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

aksidenti lushnje

Katër persona që udhëtonin në të janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

aksiddnenti lushnje7

Pas ambulancës në vendngjarje dhe policia e qarkullimit rrugor e cila po disiplinon trafikun e rënduar dhe njëkohësisht po kryen veprimet e para hetimore.

aksidenti lushnje5

Të lënduarit në spitalin e Lushnjës sipas bluzave të bardha nuk kanë rrezik për jetën.

aksidenti lushnje4

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierën anësore, e më pas ka përfunduar duke i rrotulluar disa herë dhe ka ndaluar përmbys në rrugë.

aksidenti3

aksidenti2

aksidenti lushnje

© Panorama.al

Te lidhura