Një detaj interesant dhe pikant u shënua nga protesta e sotme e 55-të në bulevardin e Tiranës.
Ndërsa mijëra qytetarë me thirrje, parulla e pankarta marshonin në rrugë, u dëgjua sirena e një ambulance që kërkonte të kalonte me urgjencë mjekësore.
Sirenave të saj qytetarët iu përgjigjën menjëherë duke krijuar një kordon dhe hapësirë në rrugë që të kalonte.
Shumë prej tyre e përcollën nëpërmjet thirrjeve dhe duartrokitjeve, për të vijuar më pas me marshimin dhe ovacionet për dorëheqjen e qeverisë.
© Panorama.al













