Pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 12 shtator për seancën e parë Parlamentare të sesionit të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ka ardhur reagimi i parë nga selia blu.
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, u shpreh se “Shqipëria nuk ka një President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë”, teksa e shoqëron postimin e tij në rrjetin social Facebook dhe me një foto-karikaturë ironizuese.
Në të shfaqen kryeministri Edi Rama që i mban dorën presiedentit Begaj në formë detyrimi për të firmosur dekretin e seancës së parë parlamentare.
“Firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër!”, shkruan Bardhi në postimin e tij.
Begaj vendosi datën 12 shtator për seancën e parë të Parlamentit, pikërisht një ditë pasi të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste (11 shtator) dhe ku pritet të mësohen emrat e kabinetit të ri qeveritar.
LEXO EDHE;
Një ditë pas Asamblesë së PS-së! Begaj dekreton datën e mbledhjes së parë të Kuvendit, ja kur do të betohen deputetët e rinj
© Panorama.al













