Momente tensioni janë shënuar pranë qendrës tregtare Toptani, ku një grup aktivistësh kanë goditur me vezë makinën e një deputeti, pas përfundimit të seancës së fundit plenare.
Siç shihet edhe në pamjet, aktivistët i janë afruar mjetit dhe e kanë goditur në mënyrë të përsëritur me vezë.
Në video dallohet edhe një efektiv policie, i cili vihet në ndjekje të një prej aktivistëve që po ashtu ka goditur automjetin e ligjvënësit.
Ngjarja ka ndodhur teksa protestuesit ishin mbledhur pranë godinës së Parlamentit që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa forca të shumta policie ndodheshin në zonë për të monitoruar protestën dhe për t’i penguar ata të godisnin deputetët e ministrat.
© Panorama.al




















