Momente të trishta janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para godinës së Parlamentit, ku policia përdori spraj me piper për të shpërndarë protestuesit.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet një i mitur me aftësi ndryshe, i cili shpërthen në lot në krahët e nënës së tij, ndërsa sytë i digjnin prej sprajit me piper.
Edhe ajo shfaqet e përlotur, ndërsa disa aktivistë i afrohen për ta ndihmuar dhe për të qetësuar si atë, ashtu edhe djalin.
Mes lotësh, gruaja u drejtohet efektivëve të policisë me fjalët: “Turp të keni!”.
© Panorama.al












