Protesta para godinës së Parlamentit është shoqëruar sot me tensione dhe incidente, ku në shënjestër të protestuesve kanë qenë mjetet e ministrave dhe forcat e rendit.
Një prej episodeve është regjistruar në momentin kur nga zona e Pedonales pranë Ministrisë së Brendshme po largohej makina e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Siç duket edhe në pamjet filmike, aktivistët e kanë qëlluar automjetin me vezë, ndërsa gardistët kanë tentuar ta mbrojnë duke e mbuluar me çadra.
Gjatë gjithë momentit, protestuesit kanë brohoritur disa herë në drejtim të ministrit thirrjet: “Hajdut! Hajdut!”.
© Panorama.al@panoramatv.alMomenti kur aktivistët ‘lajnë’ me vezë makinën e ministrit të Mbrojtjes! Gardistët tentojnë ta mbulojnë me çadër











