VIDEO+FOTO/ Protestuesit godasin me vezë deputetët pas mbylljes së Kuvendit, Policia shoqëron disa prej tyre dhe ndjek këmba-këmbës të tjerët!

Jul 23, 2026 | 17:24

Qytetarët e shumtë në protestën para Parlamentit nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke pritur me durim në ‘pritën’ e tyre para godinës me pakot e vezëve në rrugë.

Në momentin që ligjvënësit lanë institucionin pas seancës plenare dhe dolën me makinat e tyre, protestuesit lëshuan breshëri vezësh ndaj tyre në largim e sipër.

policia ndjek

Forca të shumta policia i kanë gjurmuar nga pas me vrap dhe me shkopinj gome qytetarët, të cilët u përpoqën të shpëtonin nga dhuna.

shoqerimet1

Disa prej tyre janë shoqëruar nga uniformat blu, duke u marrë me forcë zvarrë dhe dërguar në komisariat me makina, siç shihet edhe në pamjet. Të paktën dy prej tyre janë parë të kapur për krahësh nga efektivët.

shoqerimet policia

Policia u përpoq të mbronte deputetët nga sulmi me vezë dhe domate i qytetarëve të revoltuar, që kërkojnë prej 54 ditësh largimin e qeverisë, dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit të vjetër politik.

policia ndjek protestuesit

policia aksioni

© Panorama.al

Te lidhura