Kreu i Partisë Demokratike akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama pak pasi opozita braktisi dhe bojkotoi seancën parlamentare ku mazhoranca po votonte pa diskutime rendin e ditës, se varrosën Reformën territoriale.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para Parlamentit, ai tha se edhe sot Policia sulmoi egërsisht protestuesit paqësorë me gaz dhe spraj ariu dhe se revolta nuk do të ndalej. Kryedemokrati akuzoi Ramën se sot erdhi në Kuvend vetëm për të varrosur reformën Territoriale.
“Rama varrosi një punë serioze të mbështetur nga komunitetet ndërkombëtare. Ai do një reformë jo në interes të qytetarëve. Këto janë përpëlitjet e fundit të tij, Edi Rama nuk shpëton më. Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale”, tha ai mes të tjerash.
Më tej shtoi se opozitës nuk i mbetet gjë tjetër veç revoltës për bashkitë.
“Nuk mbetet veç gjë tjetër vetëm revolta paqësore e bashkive”.
I pyetur për protestën e qytetarëve para Parlamentit dhe tensionet që pasuan me shoqërime të tyre, ai tha se:
“Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotsjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre”.
© Panorama.al












