Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ka ndryshuar as në rigjykim masën e dënimit për një nga të pandehurit e dosjes së Laboratorit të drogës në Has

Jul 23, 2026 | 16:36

Gjykata e Lartë e kishte prishur dënimin e parë dhe kërkoi rikthimit për gjykim, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të dytën herë në fuqi dënimin prej 6 vitesh e 8 muajsh burgim për Orges Jahelezin.

spak gjkko

Jahelezi u dënua më 1 shkurt të vitit 2021 nga Gjykata e Posaçme së bashku me 16 të tjerë për tregtim heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has.

Dosja penale filloi në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani dhe të tjerët, persona këta tashmë të dënuar nga Gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës.

Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marrë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndronin persona të tjerë, e mes tyre Jahelezi.

Ky i fundit i mohoi akuzat e ngritura dhe fitoi të drejtën e rigjykimit, për Apeli i GJKKO nuk e ka ndryshuar masën e dënimit.

Kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

Çështja është regjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës, ku dilnin në përgjime edhe grupi i Avdylajve të Shijakut.

© Panorama.al

Te lidhura