“Protesta ka delegjitimuar qeverinë”- Analisti: Vezët ia kanë ulur autoritetin Parlamentit dhe partive politike! Nëse Rama ikën, nuk është i sigurt nëse do jetë i lirë

Jul 23, 2026 | 16:01

Analisti Edvin Kulluri tha sot në një lidhje direkte me studion e televizionit News24 se protesta dhe vezët e saj kanë delegjitimuar qeverinë dhe ia kanë ulur autoritetin Parlamentit apo partive politike.

kulluri

Teksa komentoi aktualitetin politik të ditës, zhvillimet gjatë protestës para Kuvendit dhe seancën brenda saj, ai u shpreh se Edi Rama ka frikë të largohet, pasi nuk ndihet i sigurt për lirinë e tij, sepse mund të përfundojë në Burgun 313-të me dosjet që ka.

“Vezët ua kanë ulur autoritetin Parlamentit dhe kjo është e dukshme, një vezë e ul më shumë autoritetin politikës se sa një gur. Për më tepër edhe opozitës dhe “gogolit” Berisha. Të gjuash me vezë nuk është dhunë, dhuna jopropocionale. Parlamenti nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare, por vetëm partitë politike. Dy muajt e fundit qeveria është delegjitimuar. Protesta ka goditur sistemin politik. Nëse Rama ikën nga karrigia e kryeministrit nu është i sigurt nëse do të jetë i lirë apo jo. Janë gjithë ato dosje hetimore atje. Nuk mundet që kryeministri të akuzojë vartësit e tij e të thotë se nuk dinte gjë për ta”, u shpreh ai mes të tjerash.

Kulluri argumentoi se protesta ka demaskuar dy partitë e mëdha politike, aq sa dy liderët e saj nuk ndjejnë asnjë lloj garancie më përballë furisë qytetare.

Sipas tij, politika mërzitet me dy vezë që hedhin qytetarët, por jo për abuzimet e panumërta, skandalet me tenderët, krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe oligarkinë.

“Por protestat kanë demaskuar qartë edhe pazaret e dy partive të mëdha politike. Ne e pamë se si Berisha në vend të sulmonte Ramën, sulmonte Spiropalin. Këta i bëjnë shërbime njëri-tjetrin, për turpin e tyre, vezët dhe domatet i kanë pak. Këta mërziten për dy vezë, ndërkohë që krimi i organizuar bën namin, kemi skandalin e AKSJIT, fustani i Zegjinesë 5 mijë euro, vishen me Armani, po ndërtojnë e pastrojnë paratë gjithë bregdetin. Lamallari ankohet pse u godit me vezë, janë njerëz që nuk do mbahen mend, që nuk kanë asnjë atribut”, vijoi ai.

Në fund, Kulluri u shpreh se ky parlament nuk përfaqësonte popullin shqiptar dhe se Rama rrezikonte burgosjen.

“Kë përfaqësojnë këta, një pjesë përfaqëson Edi Ramën dhe një tjetër Sali Berishën. Si mund të tërhiqet Rama ku nga tërheqja mund të përfundojë te qelitë e Burgut 313-të. Ju e dini se shkuan te dy institucionet KKT e AZHT për dokumentet SPAK-u, ju e dini librin “Albanian Files”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura