Dosja e koncesionit të sterilizimit, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën e Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë, ish-ministri socialist mbetet në qeli

Jul 23, 2026 | 16:11

Nuk ka liri për ish-ministrin socialist Ilir Beqaj.

ilir beqaj me avokatin jashte kafazit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Beqajn duke rrëzuar ankimin e tij.

Vendimi u mor këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila shqyrtoi kërkesën e e Beqjës për zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi” ose, në alternativë, me masën “garancia pasurore”.

Apeli vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 25 maj 2026, duke lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë “arrest në burg”.

Ilir Beqaj po gjykohet në një proces të ndarë lidhur me aferën e koncesionit të sterilizimit, ku më herët janë cilësuar fajtorë dhe dënuar disa të pandehur, përfshirë ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Beqaj po ashtu akuzohet edhe për abuzime me fondet kur drejtonte agjencinë SASPAC.

© Panorama.al

Te lidhura