Është mbyllur seanca e ditës së sotme (23 korrik) në Parlament mes tensionesh, debatesh dhe akuzash, ku opozita bllokoi për disa orë foltoren e Kuvendit.
Kjo ka detyruar mazhorancën që të kalonte në një votim të përshpejtuar me procedurë dhe pa diskutime të të 34 pikave të rendit të ditës, mes tyre edhe rezolutat për raportimet e institucioneve të pavarura si SPA Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit, KLP, KLGJ dhe të tjera, disa projektligje dhe amendamente dhe emërime të anëtarëve të komisioneve të prokurimit.
Gjatë procesit të votimit seanca u ndërpre dy herë, teksa me 84 vota u kalua edhe raporti për Reformën Territoriale, teksa PD kërkoi shtyrjen e afatit me 3 muaj.
Me mbi 80 kartonë PS i kaloi të gjitha pikat e rendit të ditës nën drejtimin e Peleshit.
Por seanca pati edhe tensione të forta, fillimisht me Gazment Bardhin që tentoi të lagte me ujë kryeministrin Edi Rama, i cili u mbrojt nga forcat e Gardës, si dhe më pas kur votimi po shkonte drejt fundit.
Rama u ngrit të ikte, por deputetët e PD-së hodhën drejt tij dosje, fleta e kartonët e votimit. Kartonë u lëshuan edhe ndaj ministrit të Financave, petrit Malaj (fotot sipër).
Pas këtij momenti edhe PD e la sallën, duke braktisur seancën dhe pjesën e votimit të mbetur.
Për sa qëndruan në sallë ata nuk e lëshuan foltoren, teksa shoqëruan procesin me goditje tavolinash.
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””.
14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.
15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
23.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile””.
26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare””.
27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Për Policinë e Shtetit”.
30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.