“Shoqëruan gazetarin pse bëri punën”- Pedagogu Goci: Duan të përhapin terror e dhunë! Protesta nuk ndalet pa dhënë Rama dorëheqjen, Parlamenti një kotësi e madhe

Jul 23, 2026 | 18:05

Po arrestojnë qytetarët dhe gazetarët pse po bëjnë protestë paqësore apo rapoprtojnë për detyrën e tyre.

ervin goci

Kështu u shpreh sot për News24 pedagogu Ervin Goci pas protestës para Parlamentit, duke deklaruar mbështetjen e plotë të tij për qytetarët.

Nga komisariati nr.1, ai u shpreh se kjo protestë nuk do të ndalet pa dhënë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Teksa e quajti Parlamentin një kotësi të madhe, ai denoncoi reprezaljet e Policisë dhe qeverisë ndaj qytetarëve.

“I gjithë Parlamenti është një kotësi e madhe dhe ka bërë të gjitha dëmet për të cilat ne protestojmë, Në vend që Parlamenti të flasë për qytetarët dhe problemet që kanë, por shkojnë dhe respektojnë verdiktin e një njeriu që e shet veten se perandor. Kanë marrë gazetar e kanë shoqëruar sepse ka bërë punën, është absurde. Këtu është dhunë që të intimidohen njerëzit, për të përhapur terror dhunë”, tha ai.

Sipas pedagogut, po arrestohen njerëz duke u marrë nga kafet dhe dhunuar. Ai shtoi se protesta është e qytetarëve dhe diasporës dhe se nuk do ndalet deri në largimin e kryeministrit Rama.

“Kanë arrestuar njerëz në kafe, që ishin në spital duke u kuruar. Protesta është kombëtare, masive dhe e Diasporës. Kjo protestë nuk do mbarojë pa dhënë dorëheqjen Kryeministri. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, u shpreh pedagogu.

© Panorama.al

Te lidhura