Ceno Klosi nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale, del në fushatë në krahë të Belinda Ballukut

Feb 12, 2025 | 18:33

Belinda Balluku nuk është shfaqur sot në mbledhjen e grupit të PS, por ka vijuar fushatën elektorale në Fier.

balluku, ceno

Ajo që ka rënë ne sy ishte fakti se ajo ka marrë me vete në takimet elektorale, Ceno Klosin, ish-drejtorin e Testimeve, i cili po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale.

Klosi është thirrur në SPAK pas denoncimeve të shumta, ndërkohë që akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Ceno Klosi
Ceno Klosi

Pas thirrjes ne SPAK, Ceno Klosi u shkarkua nga detyra e kreut të Tatim Taksave, ndërkohë disa kohë më vonë ai është marrë nën ‘ombrellën’ e Ballukut.

LEXO EDHE: Kreu i Tatimeve, Ceno Klosi nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale! Pasuria e zyrtarit të lartë në “sitën” e Prokurorisë së Posaçme!

Edhe pse nën hetim dhe me akuza të shumta, Ceno Klosi u emërua zv.minister i Belinda Ballukut.

Ai nuk ka ngurruar të shpërndaje në rrjete sociale postimet e shefes së tij.

WhatsApp Image 2025-02-12 at 18.16.30

LEXO EDHE: Zbulimet e KLSH ‘nxijnë’ kreun e Tatimeve/ Ceno Klosi dështim spektakolar në DPT: Në 2022 borxhi tatimor 1.4 mld €, mosrealizimi i planit 90 mln €

“Ceno Klosi, një kryetatimor offshore”- Emisioni “Vetting” publikon dokumentet: Pasuritë e padeklaruara në Londër! Transaksione masive nëpërmjet…

KLSH kërkon shkarkimin e Ceno Klosit, por e shpërblejnë me post. Investigimi i “Vetting”: Lidhje të dyshimta me kompaninë e Rindërtimit! Si i ngjiti shkallët kryetatimori në institucionet publike

“Vetting” zbulon transaksionin e dyshimtë/ Restoranti luksoz tek Liqeni me xhiro 600 milionë lekë në vit, iu shit vëllait të Ceno Klosit për 25 mijë lekë! Ortaku emërohet këshilltar i drejtorit të Tatimeve

© Panorama.al

Te lidhura