Nga mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar demokrat, kreu i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve të mbështesin me çdo mënyrë protestën qytetare kundër qeverisë Rama.
Berisha deklaroi se narko-regjimi tashmë është demaskuar ndërkombëtarisht teksa qytetarët po bëjnë një betejë heroike çdo natë kundër diktaturës.
Ai shtoi se në protestë ka dhe slogane kundër PD-së por nuk duhet të stepin asnjë demokrat. Sakaq, tha se aty ka dhe parti opozitë të opozitës, që janë vegël e qeverisë, por gjethet nuk do pengojnë të shihet trungu.
Berisha: Jemi në një moment final të strukturimit të institucioneve të PD. moment nga më të rëndësishmet në historinë e PD dhe vendit. PD me finalizimin e këtij procesi vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura është edhe më e nxehtë në rafshin politik. Ndaj dhe le të shprehim nderimin më të madhe atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën narko-diktaturën ndër më të egrat dhe më të shëmtuarat në Europë dhe botë. Të dashur miq, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njeriu, një betejë me njërin nga 3 armiqtë të tij me Tiraninë. PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në 3 vite mbi 400 protesta. Zhvilloi me qindra akte veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale të diktaturës autoritare. Pasi ia doli që jo vetëm në organizatat më të mëdha partiake por dhe në institucione më të rëndësishme të Europës të paraqesë dhe të gjejë mbështetje për qëndrimet e saj. Arritje e jashtëzakonshme denoncimi i farsës elektorale dhe njohja e saj si e tillë nga PE. E vështirë ka qenë beteja jonë me narko shtetit por hapat janë të mëdha. Vetëm dy javë më parë në rezolutën e votuar dhe në dokumentet e Partive europiane u damkos narko euro shqiptare. Kjo monedhë e baronëve të drogës që po shkatërron ekonominë shqiptarë. Ju rikujtoj se pak vite më parë ne zinim një ndër vendet e rëndësishme në industrinë e këpucëve. Ato janë shuar sepse padrinoja doli me tezën se ato janë industri të botës së tretë. Paçka se made in Germany. Shesh këpucë të të gjitha llojeve. Qenkan bota e tretë. E vërteta se gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet komuniteti ndërkombëtar për rrezikun që përfaqëson narko shteti dhe Edi Rama. Jemi në një moment shumë të rëndësishme. Një protestë 46 ditore vazhdon në bulevardin e Tiranës. Protestë anti diktatoriale. Është detyrë e çdo demokrati demokrateje ta mbështesë atë me të gjithë mundësitë që ka.
Nuk ka bekim më të madh nga Zoti se sa të protestosh çdo ditë kundër kësaj narko diktature. Mos harroni kauza që ne i kemi mbrojtur me vendosmërin më të madhe. ai që lufton për një kauzë të drejtë ai nuk tërhiqet kurrë nga beteja për të. Ndaj dhe është kjo kauzë që e shndërron atë në rafshin politik dhe moral aleat kryesor të PD. në rast se aty, hidhen parulla slogane kundër PD, ato nuk janë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën.
Që nga lashtësia gjer sot armiku armikut tim është miku, aleati im. Këtu nuk është rasti. Janë qytetarët, të rinj. Edhe sikur të ishte kështu, a nuk u bën aleancatr më të mëdha në L2B. SHBA me BRSS. Për të mos patur asnjë kompleks. Por nga ana tjetër, nuk është kjo. Aty janë disa eksponentë të opozitës së opozitës që janë vegël e qeverisë. Ne nuk kurrë gjethet sna pengojnë të shohim trungjet. PD e sigurt, në misionin e saj, duhet të jetësojë, plotësisht parimet themelore të shpallura në Kuvend, ripërtëritje. Pa një ripërtëritje nuk do mund të ndjekim kohën. Koha është e pamëshirë. Ndaj dhe ne do i përmbahemi kësaj. Sepse ju përmbajt Kuvendi Kombëtar. Kam bindjen se do i përmbahet dhe Këshilli Kombëtar.
© Panorama.al












