Kryetari i Partisë Mundësia foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 lidhur me skandalin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
Shehaj tha se Belinda Balluku në vend që të kërkonte ndjesë në parlament në seancën e 19 nëntorit në Parlament, bënte moral karshi opozitës.
“Kurrë nuk kishim parë një anëtare të qeverisë të pandehur në foltore. Na bënte moral ndërkohë që kanë dalë përgjimet. Ajo duhet të japë përgjigje për skandalin”, tha Shehaj.
Më tej ai tha se Balluku nuk largohet nga posti i saj, vetëm nëse e tërheq zvarrë nga karrigia.
“Ballukun duhet ta heqësh zvarrë që ta lërë karrigen se ndryshe nuk bën ajo”, u shpreh ai.
Agron Shehaj: Kurrë nuk kishim parë një anëtare të qeverisë të pandehur në foltore. Na bënte moral ndërkohë që kanë dalë përgjimet. Ajo duhet të japë përgjigje për skandalin.
Ajo duhet të kishte dinjitetin të kërkonte ndjesë dhe të dorëhiqej. Ballukun duhet ta heqësh zvarrë që ta lërë karrigen se ndryshe nuk bën ajo.
Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara gjykatës së posaçme ku do tu komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.
Për sa i përket rastit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se institucioni i Kryeministrisë depozitoi në Gjykatën Kushtuese pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, me vendim të GJKKO.
Atë që kreu i qeverisë e tha në konferencë e konkretizoi me dokument zyrtar, duke kërkuar që vendimi i pezullimit të numrit dy të qeverisë të cilësohet si antikushtetues.
Në konferencën që kryeministri zhvilloi me komisioneren Marta Kos deklaroi se pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut eshte nje vendim arbitrar.
Sipas kreut të qeverisë me kete vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.
LEXO EDHE: Vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun, Rama paralajmëron: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese
© Panorama.al











